Debati se kush është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, vazhdon prej vitesh.
Megjithatë, shpesh diskutohet edhe pse Ronaldo kritikohet më shumë se Messi. Sipas ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, Louis Sahas, kjo lidhet me personalitetin dhe mënyrën se si të dy futbollistët paraqiten në publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej arsyeve që ka përmendur Saha është se ylli i Portugalisë, Ronaldo, flet më hapur dhe shpesh thotë se është më i miri, prandaj tërheq më shumë kritika.
Ndërsa për argjentinasin Messi thotë se është më i qetë dhe më i rezervuar.
“E nxjerr vetën në publik, duke u ekspozuar, duke thënë ‘unë jam më i miri’. Prandaj njerëzve mund të mos u pëlqejë kjo. Kjo nuk ndodh me Messin. Është një fakt shumë i thjeshtë. Dhe për këtë arsye unë gjithmonë e kam admiruar shumë, shumë Cristianon, sepse ai flet dhe shumicën e kohës i bën njerëzit të heshtin. Sidomos në ndeshjen e dytë kundër Uzbekistanit të gjithë e kritikuan, dhe ai reagoi në mënyrën më të mirë. Kjo nuk është aspak e lehtë, sidomos në moshën 41-vjeçare”, ka thënë 47-vjeçari Saha në një intervistë për “Goal”.