Paraqitja e Zvicrës në Kupën e Botës po vlerësohet lart. Ekipi që në fushë drejtohet nga Granit Xhaka u ndal në çerekfinale, por vetëm pas vazhdimeve. U mposht 3:1 nga Argjentina në ndeshjen që i kishte edhe disa episode të diskutueshme.
Blerim Xhemaili, ish-mesfushori që tani e luan rolin e analistit për “Blick”, e ka vlerësuar shumë pozitivisht paraqitjen e Zvicrës në Botëror.
“Nuk jemi më Zvicra e vogël, por jemi vend i futbollit. Nuk ishim asnjëherë vend i tillë më parë”, ka thënë Xhemaili, që ka karrierë të suksesshme me Zvicrën.
Ai ka folur edhe për çështje të tjera në një analizë për “Blick”. Për përjashtimin e Breel Embolos ka thënë se vendimi i arbitrit ishte sipas rregullave, por i pafat. Sipas Xhemailit, Zvicra është dashur të rrezikojë më shumë, edhe me një lojtar më pak në fushë e jo vetëm të mbrohet. Ai është kritik për lojën në ajër të lojtarëve të Zvicrës, pas ndërprerjeve.
-
Xhemaili: Xhaka është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Zvicrës
-
Xhaka i frustruar: Me këtë vendim arbitri e mbyti ndeshjen
-
BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën
-
Argjentina e palodhur sfidohet nga Zvicra
-
Xhaka kujton ndeshjen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës