Fenomeni Ronaldo ka thënë se Neymari ka mundësi t’i heshtë të gjithë ata që nuk besonin tek ai.
“Ai ka lejen e mjekut, është fizikisht në formë dhe tani ka një shans për të heshtur të gjithë ata që nuk besonin tek ai. Edhe unë e përjetova rikthimin në vitin 2002, kështu që e mbështes plotësisht Neymarin”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “L’Equipe” të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNeymar u paraqit për herë të parë të enjten me fanellën e Brazilit pas 981 ditësh.
Sulmuesi 34-vjeçar hyri në minutën e 76-të në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Skocisë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelottit siguroi vendin e parë në Grupin C në Kupën e Botës 2026.