Gjithçka që Vozinha ka dëshiruar nga kjo Kupë e Botës, është që nëna e tij ta shihte duke luajtur.
Ai e realizoi këtë – por edhe më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKepi i Gjelbër nuk fitoi ndeshje të Kupës së Botës, por disi, kjo pak pati rëndësi. Debutimi i përfaqësueses afrikane në këtë skenë ishte i paharrueshëm falë portierit 40-vjeçar, i cili ishte afër që ta shkaktonte me bashkëlojtarë befasinë më të madhe në historinë e sportit.
Rrugëtimi magjik i Kepit të Gjelbër u ndal në orët e hershme të së shtunës në raundin e 32 përfaqësueseve më të mira. “Peshkaqenët e kaltër” u ndalën nga Lionel Messi dhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina – ashtu siç e prisnin shumica.
Rezultatin përfundimtar: Kampionia 3, Hirushja 2, në kohën shtesë – siç ndoshta shumë pak e prisnin.
“Ne e kemi nderuar Kepin e Gjelbër në pjesën më të madhe të botës”, ka thënë Vozinha në gjuhën portugeze. “Kemi luftuar të barabartë ndaj Argjentinës”.
Luftë, kështu bëri Kepi i Gjelbër. Por, rrugëtimi u ndal. Pati rezultat baras pa gola ndaj Spanjës në hapje të turneut. Vozinha e udhëhoqi rrugëtimin i cili u përshkrua me përkushtimin e përbashkët për ta marrë nënën në SHBA, për t’i parë ndeshjet e fazës grupore. Ishin edhe dy barazime dramatike, të mjaftueshme që Kepi i Gjelbër të kalonte në raundin nokaut.
U desh një gol i Messit dhe një goditje nga këndi nga legjenda në mesin e pjesës së dytë të vazhdimeve, që sfida të vendosej e Argjentina e fuqishme të shpëtonte.
Loja zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Vozinha shkëlqeu ndaj përfaqësueses që e nisi turneun si e para e botës në renditje.
“Ai ka kualitet, është portier kualitativ”, ka thënë mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Pico Lopes, i cili u rekrutua në përfaqësuese me një mesazh në “LinkedIn” – një tjetër tregim për Hollywood në skuadër. “Ndoshta nuk e ka pasur më parë njohjen që e meriton. Ai është legjendë e futbollit të Kepit të Gjelbër”.
Vozinha kishte katër pritje vendimtare ndaj Messit në 60 minutat e fundit.
Në minutën e 63-të e ndali Messin në situatë një kundër një, kur ai gjuajti me të djathtën e Vozinha e devijoi topin me trup. “Jo shumë njerëz e ndalin Lionel Messin nga katër-pesë metra larg”, tha Lopes.
Gjuajtja e lirë e Messit në minutën e 73-të ishte e destinuar të përfundonte në krahun e djathtë të portës. Vozinha u zgjat mjaftueshëm për ta larguar topin jashtë kur rezultati ishte 1:1.
Messi gjuajti ulët nga faulli edhe në kohën shtesë, por Vozinha arriti ta largojë topin ndonëse para kishte shumë lojtarë në zonë.
Në fundin e pjesës së parë të vazhdimeve, Messi pranoi top në zonë dhe gjuajti. Vozinha u zgjat dhe e devijoi edhe këtë tentim. Ai bëri gjithçka që mundi. Të gjithë bënë.
Kepi i Gjelbër ishte shteti më i vogël që luajti në Kupën e Botës, me popullsi prej 1 për qind të gjithë Argjentinës. Tani do të pranojë afro 10 milionë euro nga FIFA, për arritjen deri në këtë fazë të turneut.
“Askush nuk pyet tani ku është Kepi i Gjelbër”, thotë Lopes. “Ata e dinë se ku gjendemi”.