Folarin Balogun, shënoi gol dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën në fitoren 2:0 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjë-Hercegovinës për të kaluar në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ndeshja e 1/16 të finsles së Botërorit, u zhvillua në Kaliforni të enjten në mëngjes sipas kohës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalogun shënoi golin e tij të tretë në këtë Kupë Bote pak para përfundimit të pjesës së parë, por u përjashtua në minutën e 64-t me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it.
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, amerikanët shënuan edhe një gol ndaj boshnjakëve.
Malik Tillman shënoi në minutën e 82-të nga një goditje dënimi për fitoren e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën nokaut të Kupës së Botës nga viti 2002.
Në një të tetën e finales, SHBA-ja e drejtuar nga Mauricio Pochettino, do të përballet me Belgjikën të hënën në Seattle.