Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shembet tribuna në stadiumin ku stërvitet Suedia

tribuna

Tribuna e stadiumit që shërben për stërvitje për Suedinë në Kupën e Botës, është shembur.

Futbollistët janë befasuar me pamjet që kanë parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendova se çfarë ndodhi. Për aq sa e di unë, nuk kishte stuhi. Atëherë si ndodhi shembja?”, tha mesfushori i Suedisë, kosovari Besfort Zeneli.

Nga shembja e tribunës nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe Suedia zhvilloi stërvitje sipas planit.

Stadiumi “Toyota”, që është në shërbim të Suedisë gjatë Kupës së Botës është duke u rinovuar. Rinovimi i stadiumit në Frisco, një qytet në veri të Dallasit, kushton 182 milionë dollarë, ndërsa është planifikuar të përfundojë në vitin 2028.

Kryetari i bashkisë Jeff Cheney ka premtuar se pas përfundimit do të jetë “një nga stadiumet më të bukura të futbollit”.