Tre prej superyjeve të futbollit, Lionel Messi i Argjentinës, Erling Haaland i Norvegjisë dhe Kylian Mbappe i Francës arsyetuan pritjet në ndeshjet e para të Botërorit.
Derisa Messi shënoi tre gola për Argjentinën, Haaland e Mbappe i shënuan nga dy në fitoret e Norvegjisë dhe Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë sinjale të rëndësishme për të tre.
Haaland humbi formën në mes të edicionit në Premier League, kurse Mbappe pësoi rënie te Real Madridi në La Liga. Ndërkohë Messi nuk është më në kulm të karrierës.
Gjitha këto kishin pak rëndësi në ndeshjet e Botërorit.
Franca pati telashe ndaj Senegalit, por shkëlqimi i Mbappes kompensoi paraqitjen e skuadrës në fitoren 3:1.
Tani Mbappe është golashënuesi më i mirë në histori të Francës. Mbappe i ka 58 gola, një më shumë se Oliver Giroud.
Haalandi shfaqi aftësinë para portës duke shënuar dy herë në fitoren 4:1 të Norvegjisë ndaj Irakut.
Të tjerë superyje dalin në fushë të mërkurën.
Prej orës 19:00 luan Portugalia e Cristiano Ronaldos, kurse prej orës 22:00, Anglia e Harry Kane.