Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shkon në vazhdime edhe ndeshja mes Argjentinës e Zvicrës

.....

Do të luhen të paktën edhe 30 minuta për ta caktuar gjysmëfinalisten e fundit të Botërorit.

Pas 90 minutave lojë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës, rezultati është 1:1.

Alexis Mac Allister shënoi me asistim të Lionel Messit për epërsinë 1:0 të Argjentinës në minutën e 10-të.

Zvicra barazoi në 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa realizator ishte Dan Ndoye. Por vetëm pesë minuta më pas “helvetikët” mbetën me një lojtar më pak në fushë. Breel Embolo mori kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Argjentina në fund u hodh në sulm, por pa shënuar golin e fitores.

Lexo përditësimet tjera
....

Argjentina në epërsi të hershme

Argjentina ka kaluar në epërsi të hershme në ndeshjen ndaj Zvicrës.Për 1:0 realizoi Alexis Mac Allister....