Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shkurtimi i vitit shkollor për shkak të Botërorit bëhet temë në Meksikë

Meksika

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, duket se të premten e anuloi një njoftim të bërë nga ministria meksikane e arsimit se pushimet shkollore do të fillojnë më tepër se një muaj më herët se që ishte planifikuar këtë verë, për shkak të nxehtësisë dhe Kupës së Botës në futboll.

Sheinbaum ka thënë se propozimi nuk ishte ende përfundimtar, mes zemërimit nga shoqatat e prindërve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë meksikanë e duan futbollin. Ne mezi presim Kupën e Botës, kështu që ky propozim u bë për të sjellë pushimet më shpejt, por gjithashtu duhet të marrim parasysh ditët e shkollës së fëmijëve”, ka thënë presidentja Sheinbaum në një konferencë për shtyp. Ajo ka shtuar se nuk ka afat të caktuar kohor për reduktimin e propozuar të kalendarit shkollor.

Njoftimi për të shkurtuar vitin shkollor u bë të enjten nga sekretari i arsimit, Mario Delgado, i cili tha se Këshilli Kombëtar i Autoriteteve Arsimore bëri “modifikimin” në përgjigje të një vale të nxehtësisë në vend si dhe organizimit të Kupës së Botës.

“Do të sigurohet që të gjitha dispozitat e kurrikulës të përmbushen dhe që progresi akademik i të gjithë nxënësve të ruhet”, shkroi Delgado, pa dhënë detaje se si do të arrihej kjo.

Sipas propozimit, viti akademik do të përfundonte më 5 qershor, në vend të 15 korrikut. Shkollat do të nisnin vitin e ri akademik më 31 gusht, një ditë më herët se në vitin 2025.

“Përdorimi i Kupës së Botës si argument për të shkurtuar kalendarin shkollor është i papranueshëm. Arsimi i fëmijëve tanë nuk mund të sakrifikohet për një ngjarje sportive që do të zhvillohet vetëm në tri nga 2500 komunat e vendit tonë”, ka thënë në një deklaratë Unioni Kombëtar i Shoqatave të Prindërve të Meksikës, duke shtuar se temperaturat e larta nuk ishin asgjë e re.

Gjithsej 13 ndeshje të Botërorit luhen në Meksikë, përkatësisht në Mexico City, Monterrey dhe Guadalajara.

Mbyllja e shkollave mund të lehtësojë trafikun dhe mbingarkesën në ato qytete për qindra mijëra turistë që pritet të udhëtojnë drejt Meksikës.