Jude Bellingham ka treguar se këshilla që mori nga nëna e tij i ka ndihmuar ta shmang suspendimin për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Argjentinës.
Ai kishte karton të verdhë dhe rrezikonte në ndeshjen ndaj Norvegjisë, por qëndroi i disiplinuar dhe e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të jashtëzakonshëm, ka shkruar “Daily Mail” të dielën.
“Nëna vazhdimisht më ka thënë që të kem kujdes me gjuhën që e përdor, ndërhyrjet, mimikën dhe emocionet. Ajo ma nguliti në kokë që të kem kujdes për kartonin e verdhë”, ka deklaruar Bellingham pas fitores 2:1 ndaj Norvegjisë.
Me karton tjetër, Bellingham do të suspendohej për gjysmëfinale.

Artikuj të ngjashëm