Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Simon: Ronaldo nuk është në kulmin e karrierës

Unai Simon

Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka vlerësuar se Cristiano Ronaldo nuk është më në kulmin e karrierës.

Megjithatë, ai thekson se Ronaldo mbetet ende shumë i rrezikshëm. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Simon deklaroi gjithashtu se ikona portugeze nuk po kalon momentin më të mirë. 

“Cristiano që kemi në Kupën e Botës nuk është i njëjtë me gjashtë ose shtatë vjet më parë, ose atë në kulmin e karrierës. Duhet të përpiqemi ta mbajmë sa më larg zonës së golave. Në finalen e ‘Nations League’, mjaftoi vetëm një top në zonë dhe ai shënoi. Ai ka një uri për gola që secili prej nesh do të dëshironte ta kishte në skuadrën e vet”, ka thënë portieri që luan për skuadrën e Athletic Bilbaos. 

Simon me Spanjën dhe Ronaldo me Portugalinë do të takohen të hënën nga ora 21:00 në kuadër të 1/8 së finales. 

Ronaldo deri më tani në Botëror ka tri gola të shënuar.