Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Sorloth tregon pse nuk ia pasoi topin Haalandit

NOR

Alexander Sorloth ka treguar arsyen pse nuk ia pasoi topin Erling Haalandit. 

Derisa po zhvillohej minuta e 44-t, pas një aksioni të shpejtë, Norvegjia pati mundësinë për ta dyfishuar rezultatin në 2:0. 

Sorloth kishte mundësinë që t’ia pasonte topin Haalandit, por vendosi të provonte goditjen vetë. Megjithatë, tentativa e tij u ndal nga mbrojtja e Anglisë. Ai moment bëri bujë.

Sulmuesi norvegjez pranoi se e pa Haalandin në atë aksion, por mendoi se mbrojtësi anglez po ia mbyllte rrugën e pasimit. Ai vendosi të vazhdonte vetë drejt portës dhe të kërkonte golin, por pa sukses. 

“E preka topin një herë dhe shikova lart. Pastaj pash që Stones do të më bllokonte pasimin. Pastaj bëra edhe një prekje tjetër. Duhet të prisja që ai të bënte një lëvizje, në vend që ta detyroja unë të lëvizte”, ka thënë sulmuesi i Atletico Madridit, shkruan të dielën “Goal”.