Japonia e Suedia kanë barazuar në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin F të Botërorit. Dhe të dy përfaqësueset kanë avancuar në fazën nokaut.
Të premten në mëngjes, sipas kohës në Kosovë, Japonia e Suedia luajtën 1:1 në Arlington para 70 mijë shikuesve. Daizen Maeda e shënoi golin për Japoninë në minutën e 56-të, kurse menjëherë në minutën e 62-të realizoi Anthony Elanga për Suedinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJaponia përfundoi garën në grup pa humbje. Në pozitën e dytë i mblodhi pesë pikë. Ndërkohë Suedia, që ishte poshtë Kosovës në kualifikime, avancon nga vendi i tretë me katër pikë.
Në fazën nokaut kalojnë tetë përfaqësueset më të mira të vendit të tretë nga 12 grupe sa janë gjithsej.
Japonia kalon grupin për herë të tretë rresht dhe për herë të pestë në shtatë tentime.
Suedia ka avancuar në katër rastet e fundit kur është kualifikuar.