Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Superndeshja përball Haalandin dhe Mbappen

mb haa

Sulmuesit në formë të mirë, Erling Haaland i Norvegjisë dhe Kylian Mbappe i Francës, do të përballen të premten mbrëma në Boston nga ora 21:00, në ndeshjen për vend të parë në Grupin I.

Haaland dhe Mbappe kanë realizuar nga katër gola në dy ndeshje. Ndeshja e tretë ndërmjet Norvegjisë dhe Francës luhet të premten nga ora 21:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca e Norvegjia e kanë siguruar fazën nokaut me nga gjashtë pikë në dy ndeshje, por luajnë për vend të parë.

Mbappe ka shkëlqyer në fillim të Botërorit dhe tani ka 16 gola, vetëm dy më pak se Lionel Messi që e theu rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të ngjarjes globale. 

Mbappe është fitues i Botërorit 2018 dhe nënkampion i vitit 2022.

Haalandi ndërkohë po debuton në ngjarje madhore. Ai i ka 59 gola në 52 ndeshje për Norvegjinë, ndërsa Mbappe ka shënuar 60 gola në 100 ndeshje me Francën.

Në këtë grup janë edhe Senegali dhe Iraku që janë pa pikë në pozitën e tretë e të katërt. Fitorja është e nevojshme për këto dy përfaqësuese, për të shpresuar në avancim në fazën nokaut. 

Edhe kjo ndeshje luhet nga ora 21:00 në Toronto.

Senegali humbi në ndeshjen e parë 3:1 nga Franca, ndërsa 3:2 u mposht nga Norvegjia në ndeshjen e dytë. Senegalezët janë përballur me shumë telashe në këtë Botëror, si organizative ashtu edhe financiare. Iraku ndërkohë pësoi humbje 4:1 nga Norvegjia në duelin e parë dhe 3:0 në ndeshjen e dytë.