Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Te Franca nuk janë të shqetësuar me gjithë humbjen nga Bregu i Fildishtë

Franca

Franca i la mënjanë shqetësimet pasi pësoi humbje të befasishme, 2:1, nga Bregu i Fildishtë në një ndeshje përgatitore për Kupën e Botës, të entjen. Te Franca kanë ngulur këmbë se kjo humbje do të shërbente si kujtesë e dobishme dhe jo si shkak për alarm para Botërorit.

Skuadra e Didier Deschamps kryesoi me gol të shkëlqyer nga Rayan Cherki. Por Gueola Doue dhe Amad Diallo shënuan për fitoren e “elefantëve” në Nantes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca e luan ndaj Senegalit ndeshjen e parë në Botëror, në New York më 16 qershor. Mesfushori Aurelien Tchouameni, tha se rezultati duhet të shihet si pjesë e përgatitjeve e jo si shenjë paralajmëruese.

“Është keq që kemi humbur, por jemi në fazën e përgatitjeve. Ne mbetemi me besimin e duhur”, ka thënë Tchouameni. “Nuk ka asnjë përfundim për të nxjerrë nga kjo ndeshje, edhe nëse do të fitonim. Ne do të jemi gati”.

Franca në fakt nuk luajti me ekipin më të fortë të mundshëm. Disa lojtarë të PSG-së, që fituan Championsin, u lanë të pushojnë. Deschamps bëri ndryshime të shumta pas pjesës së parë.
Edhe mbrojtësi Lucas Hernandez nuk i kushtoi shumë rëndësi humbjes.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë, por jemi në fazë përgatitore dhe pati shumë zëvendësime”, tha Hernandez, duke shtuar se përfaqësuesja është në disponim të mirë.

Selektori Deschamps, megjithatë, pranoi se skuadra e kishte humbur kontrollin në ndeshje pas pjesës së parë inkurajuese. Ai paralajmëroi se Franca do të përballej me kundërshtarë me cilësi të ngjashme në SHBA.

“Humbja asnjëherë nuk është e këndshme, edhe nëse bëmë disa gjëra të mira në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë shumë ndryshime, por kjo nuk është justifikim. Nuk ishim aq të mirë pas pushimit dhe kundërshtarët sollën shumë ritëm. Do të përballemi me skuadër të ngjashme më 16 qershor”, ka thënë Deschamps.

Tekniku francez tha se rezultati mund të jetë i dobishëm, nëse do të ndikojë që lojtarët të mos ndihen të vetëkënaqur para Botërorit.
“Është një paralajmërim, nëse kishim nevojë për atë, që të mos mendojmë se jemi më të mirë se sa jemi”.

Edhe Cherki ka theksuar se humbja është paralajmërim. Ai ka thënë se në Botëror nuk do të shkojnë duke menduar se janë favoritë, por se “do t’i shtypin të gjithë”.