Mijëra tifozë kanë udhëtuar në Amerikë për t’i parë nga afër shtetet e tyre në ngjarjen globale. Dhe problemet nuk kanë munguar. Disa prej tyre janë përfshirë në gjuajtje me armë në Kansas City. Një person ka mbetur i vdekur.
Mjeti transportues i tifozëve të Argjentinës para ndeshjes ndaj Algjerisë në Botëror, është qëlluar me armë zjarri, ka njoftuar policia. Një 22-vjeçar dyshohet ta ketë kryer këtë vepër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë gjuajtje të ndryshme me armë kanë ndodhur të martën nga ora 18:00 deri në 18:30, rrugëve të Kansas Cityt, jo shumë larg stadiumit ku u zhvillua ndeshja.
Dy tifozë amerikanë të Argjentinës kanë shpjeguar se një veturë është ndalur pranë tyre dhe ka qëlluar dy herë. Ngasësi është qëlluar në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në gjuajtjet e tjera me armë janë lënduar dy të rritur e një tinejxher. Njëri prej të rriturve ndërroi jetë më vonë. I dyshuari është i njohur për policinë për përdorim të armëve ilegale.