Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas

Achraf Hakimi

Mbrojtësi i Marokut dhe PSG-së, Achraf Hakimi, tha se do të përballet me gjyq për akuzën e përdhunimit. Ai mirëpriti mundësinë për të shprehur pikëpamjen.

27-vjeçari, i cili po luan për Marokun në Botëror, kishte apeluar kërkesën për gjyq. Por gjykata e apelit refuzoi apelin e Hakimit, duke hapur rrugën për gjykimin e tij në një gjykatë penale në një moment në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, një tregim që nuk është i imi po tregohet në kurriz të familjes sime, jetës sime dhe mbi të gjitha të vërtetës. Ndonjëherë ndihem sikur jam bërë shënjestër e lehtë”, shkroi Hakimi në X.

“E kam pritur këtë gjyq që nga dita e parë. Dhe tani mezi po e pres. Më në fund do të jem në gjendje të flas hapur”, ka shtuar ylli i PSG-së.

Prokurori në Naterre hapi hetim në vitin 2023, pasi u bë një akuzë për përdhunim kundër Hakimit.

“Le Parisien” ka njoftuar se akuzën e kishte bërë një 24-vjeçare.