Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tifozët italianë me “të vegjlit”, në mungesë të përfaqësueses së tyre

Italia

Foto: Associated Press

Të mbetur jashtë Botërorit për herë të tretë rresht, tifozët e Italisë po gjejnë arsye alternative për t’u lidhur me Kupën e Botës. Ata përcjellin trajnerët italianë në turne, por po e shfrytëzojnë edhe shansin e fundit për të shijuar disa nga lojtarët veteranë me emër të madh.

“Gjithnjë e shoh Kupën e Botës si garë interesante, ndonëse mungesa e ekipit përfaqësues italian bën që ta ndjek me më pak entuziazëm”, ka thënë Salvatore Piluso, një tifoz që jeton në Sicili.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ndjek me vëmendje paraqitjet e fundit në ngjarjen globale të Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe me gjasë edhe të Neymarit.

Tifozë të tjerë po e zhvendosin besnikërinë e tyre te skuadrat e vogla të turneut, ose te përfaqësueset e drejtuara nga trajnerët italianë.

“Edhe nëse Italia është jashtë, unë ende kam pasion për Kupën e Botës dhe po e ndjek atë”, tha Alberto Cocuzza, tifoz nga Milano.

Ai mbështet Brazilin dhe Uzbekistanin për shkak të trajnerëve italianë, por pëlqen edhe përfaqësueset e vogla si Kuraçao, Haiti, Panamaja dhe Kepi i Gjelbër. Shpreson për suksesin e përfaqësueseve autsajdere.

Por ka pak dëshmi të etheve të Botërorit në kafenetë në Romë. Derisa ndeshjet zhvillohen, shumica e italianëve u përmbahen rutinave ditore.