Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Timber mbetet jashtë Botërorit, Geertruida ftohet në vend të tij

Jurrien Timber

Mbrojtësi holandez, Jurrien Timber, nuk do të jetë gati për Kupën e Botës. Dhe për shkak të lëndimit të ijes ai është larguar nga ekipi i Holandës. 24-vjeçari ka luajtur pak për Arsenalin që nga marsi për shkak të këtij lëndimi.

Timber luajti 55 minuta për Arsenalin në finale të Championsit, por në kampin e Holandës kanë vlerësuar se mbrojtësi cilësor nuk do të jetë mjaftueshëm i gatshëm për Botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Timber do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Sunderlandit, Lutsharel Geertruida, që ishte në listën e pritjes.