Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen

Turqia

Pjesëmarrja e parë e Turqisë në Kupën e Botës që nga viti 2002, nuk shkoi sipas planit. Në Botërorin 2002, Turqia arriti në gjysmëfinale dhe fitoi medaljen e bronztë. Në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë, turqit nuk e kaluan grupin.

Turqia u kualifikua në Botëror me fitore ndaj Kosovës në finale të plejofit. Për në SHBA, lojtarët e Turqisë udhëtuan me synime të mëdha. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë humbja zhgënjyese ndaj Australisë, e përcjellë nga humbja me Paraguain, bëri që turqit të jenë të eliminuar para ndeshjes së tretë. Në të dyja këto ndeshje, lojtarët e Turqisë rreshtuan sulmet e goditjet, por pa konkretizim.

Për ndeshjen e fundit në Botëror, ndaj SHBA-së nikoqire, te Turqia ishin të përkushtuar të largohen me krenari. Dhe ekipi e mbajti premtimin.

Fillimi i ndeshjes me SHBA-në sërish ishte i vështirë. Kushtoi me gol të pranuar. Më pas ylli më i madh i futbollit turk, Arda Guler, e shënoi golin e barazimit. Guleri u bë golashënuesi më i ri i Turqisë në Kupë të Botës me 21 vjet e 150 ditë. E theu një rekord të vendosur kur Turqia po luante së fundmi në Kupën e Botës, në Kore e Japoni në vitin 2002.

Javët e fundit nuk ishin të lehta për Turqinë dhe ekipi përjetoi ndjenjë lehtësimi pas fitores 3:2 ndaj SHBA-së.

“Më në fund fituam. Mund të kthehemi në vendin tonë me pak më shumë krenari”, tha Guler për FIFA pas ndeshjes së luajtur të premten në mëngjes.

“Shpresojmë që do të jemi në gjendje t’i bëjmë të gjithë të lumtur përsëri”, ka shtuar ylli i ri i Real Madridit.

Turqia i rezistoi presionit të pandërprerë nga ekipi i SHBA-së, që kishte përkrahje të madhe të shikuesve.

“E dinim që ishim në gjendje të luanim në nivelin e duhur, por e shfaqëm këtë vetëm në ndeshjen e fundit”, ka shtuar Guler, që u shpall më i miri i ndeshjes.

Golin e fitores, Turqia e shënoi në minutat shtesë përmes zëvendësuesit Kaan Ayhan.Me lojtarë si Guler e Kenan Yildiz, e ardhmja e Turqisë duket premtuese.

“Ne synojmë të tregojmë të njëjtin nivel loje dhe të njëjtën vendosmëri përsëri në ndeshjet tona të ardhshme”, tha Guler.

“Ne duam të marrim pjesë në turnetë e ardhshëm, të përfaqësojmë veten më mirë dhe t’i sjellim më shumë gëzim vendit tonë”.

VIDEO: