Gjyqtari holandez, Rob Dieperink, ka vdekur të hënën, disa javë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës pas arrestimit të tij për sulm seksual ndaj një adoleshenti në Mbretërinë e Bashkuar.
Vdekja e 38-vjeçarit u konfirmua nga Federata Holandeze e Futbollit, e cila tha se ishte “e tronditur” nga lajmi.
Shkaku i vdekjes së gjyqtarit holandez nuk është zbuluar ende.
Arbitri u arrestua në prill për akuzat për sulm seksual ndaj një djali adoleshent në Londër.
FIFA më vonë konfirmoi se Dieperink ishte hequr nga lista e saj e zyrtarëve të Kupës së Botës.
Holandezi kishte pretenduar se ishte “akuzuar gabimisht” dhe se ishte “i zhgënjyer” që kishte humbur Botërorin 2026.