Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Vdiq lojtari që luajti në Botëror

Jayden Adams

Futbolli i Afrikës së Jugut është në zi pas vdekjes së mesfushorit të Mamelodi Sundowns dhe përfaqësueses kombëtare, Jayden Adams, në moshën 25-vjeçare, vetëm pak javë pasi përfaqësoi vendin në Kupën e Botës.

Adams luajti në të tri ndeshjet e fazës së grupeve për Afrikën e Jugut në Botërorin e këtij viti, ku kombëtarja arriti deri në fazën me eliminim direkt, përpara se të eliminohej nga Kanada në raundin e 32 më të mirëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Sportit, Arteve dhe Kulturës i Afrikës së Jugut, Gayton McKenzie, shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të futbollistit.

“Me tronditje të thellë dhe zemër të rënduar mora lajmin për vdekjen e Jayden Adams. Futbolli i Afrikës së Jugut ka humbur një nga talentet e tij më të ndritura, ndërsa i gjithë vendi vajton së bashku me familjen, bashkëlojtarët dhe miliona tifozë që e panë të rritej nga një talent i akademisë në një futbollist të kombëtares”, thuhet në deklaratën e tij.

Ndërkohë, Policia e Afrikës së Jugut ka bërë të ditur se ka nisur hetimet pasi trupi i një 25-vjeçari u gjet të shtunën në mëngjes në një shtëpi në Cape Town.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.