Mediumet në Zvicër e kanë kritikuar të mërkurën kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Mediume të mëdha si “Blick” e “Kicker”, kanë shkruar se njëri prej më të mirëve te përfaqësuesja helvetike po krijon “ambient toksik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto kritika kanë ardhur pas deklaratave të kapitenit Xhaka pas barazimit me Katarin 1:1. Madje, ka raportime se edhe bashkëlojtarët e tij janë të pakënaqur me sjelljet e liderit të Zvicrës.
Janë përmendur edhe deklaratat e Xhakës pas barazimit në miqësore me Australinë, kur kishte thënë se “me paraqitje të tilla do të kthehemi në shtëpi pas tri ndeshjesh”.
Sipas “Blickut”, Xhaka nuk po e udhëheq ekipin si shembull i mirë.
“Kundër Australisë dhe Katarit, Xhakës i mungoi ndikimi i zakonshëm si organizator i ekipit. Paraqitja e tij në ndeshjen hapëse ndaj Katarit ishte prej më të dobëtave në ciklin aktual, që nga ndeshja e Ligës së Kombeve në Serbi në tetor 2024”, shkruan “Blick”.
Kritika ndaj Xhakës ditë më parë pati edhe kolumnisti i “Blickut”, Kubilay Turkyilmaz, i cili ka thënë se ai ishte pasiv, pati pasime të shkurtra dhe e ngadalësoi lojën.