Kapiteni Granit Xhaka ka shënuar gol për Zvicrën që e siguroi fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Zvicra të enjten mbrëma fitoi 4:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me golat që u shënuan në fundin e ndeshjes. Zvicra tani i ka katër pikë në Grupin B, kurse Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë.
Ka pasur shumë kritika në drejtim të Xhakës së fundmi në mediumet zvicerane, që kanë raportuar se te Zvicra po krijohet një klimë “toksike”. Por, Xhaka i ka heshtur kritikët pas golit që e shënoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë. Ai festoi duke bërë gjestin me dorë, që kritikët të jenë më të qetë.
“Njerëzit e dinë se kush jam. Disa njerëz nuk i durojnë kritikat. Unë jam njëri që e kritikoj veten para se t’i kritikojë të tjerët. Merret ndryshe kur unë them diçka, por unë nuk di ndryshe. Zvicra mund të jetë krenare që ka lojtar me 148 paraqitje, për këto ngjyra, për shtetin, dhe me krenari të pastër. Por ndoshta kjo më duhet, unë provokoj paksa. Ajo që është e rëndësishme është se ekipi është prapa meje. Duhet të paraqitemi mirë së bashku. Asgjë tjetër nuk më intereson. Më intereson ajo që ndodh në fushë dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Jam këtu për sukses dhe për këtë do të mundohem për sa kohë do të jem këtu”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohan Manzambi dhe Ruben Vargas hynë në fushë si zëvendësues në minutën e 72-të dhe deri në përfundim të ndeshjes, ata shënuan tri gola për t’ia siguruar fitoren Zvicrës në kuadër të Grupit B, dhe për të bërë hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut.
Bosnjë-Hercegovina në minutën e 80-të mbeti me një futbollist më pak në fushë kur rezultati ishte 1:0 në të mirë të Zvicrës. Tarik Muharemoviq u përjashtua pasi e ndali në mënyrë të palejuar Breel Embolon si futbollisti i fundit.
Xhaka shënoi në shansin e fundit në ndeshje. Ai ka pasur shumë kritika për “deklarata negative në publik”.
Ai kishte thënë pas miqësores me Australinë 1:1 se “nuk mund të luash kështu, përndryshe kthehesh në shtëpi pas tri ndeshjeve”.
Xhaka pati kritika edhe pas barazimit të Zvicrës me Katarin në ndeshjen hapëse.
“Nëse nuk i shfrytëzon shanset që të jepen në sulm, pëson gol. Tani duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përballemi me realitetin. Dhe realiteti është se nuk jemi ende gati të flasim për trofeun e Botërorit, apo për Kupën e Botës më të mirën”, kishte theksuar Xhaka.
Por, fjalët e Xhakës në mediumin prestigjioz “New York Times”, janë cilësuar si dëshirë e madhe për fitore. Dhe Zvicra e arriti një të tillë, dhe të thellë. Por u desh të mundohej shumë deri në fund të përballjes.