Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhaka tregon pse nuk ia la penalltinë Manzambit

Granit xhaka

Johan Manzambi ishte yll i fitores 4:1 të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Por ishte Granit Xhaka që bëri prekjen finale në ndeshjen e së enjtes mbrëma. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë për rezultatin final.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FIFA ka shkruar se kur Zvicra fitoi penallti më minutat shtesë, mendohej se 20-vjeçarit Manzambi mund t’i jepej mundësia për kompletim të “hat-trickut”. Por përgjegjësinë e mori Xhaka.

Ai është në Botëror për herë të katërt, ndërsa u bë lojtari i dytë i Zvicrës që ka shënuar në tre Botërorë të ndryshëm. I pari ishte Xherdan Shaqiri.
“Johani është i ri, ka të ardhme të madhe para vetes. Kam lënë përvojën të kishte përparësi dhe mora penalltinë këtë herë”, ka thënë 33-vjeçari Xhaka.

“Kjo fitore do të thotë shumë pasi nuk kemi pasur fillimin që kemi dashur”, ka shtuar Xhaka.
Zvicra në ndeshjen e parë barazoi me Katarin. 

“Tani kemi katër pikë nga dy ndeshje dhe kemi luajtur shumë mirë. Nuk mendoj se pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para. Dallimi ishte që shënuan në pjesën e dytë e jo në të parën. Në përgjithësi ishim të mirë në kontroll të ndeshjes, me dhe pa top. Kemi krijuar shumë raste, njëjtë si kundër Katarit, dhe jemi të lumtur që morëm tri pikë. Ishte shumë e rëndësishme”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës.

Xhaka ka theksuar se zëvendësimet sollën ndryshimin e duhur në lojën e Zvicrës.