Pas trazirave mediatike që e rrethuan, Granit Xhaka dha përgjigjen në fushë ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Edhe në intervistën pas ndeshjes po ashtu.
Ndonëse zëvendësuesit morën vëmendjen, Xhaka pati paraqitje të shkëlqyer në mesin e fushës. Ai kishte paraqitje mbresëlënëse pas disa ditëve të vështira gjatë të cilave u përball me sulme nga mediat zvicerane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori bëri kritika publike pas paraqitjes së zbehtë të Zvicrës në miqësoren ndaj Australisë dhe në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Katarit. Ato dy ndeshje përfunduan 1:1. Por pas kritikave për paraqitjen, edhe Xhaka u përball me kritika.
“Blick”, duke u thirrur në burime, shkroi se disa lojtarë të Zvicrës ishin të shqetësuar nga komentet e Xhakës dhe se janë ndier në siklet në kampin në San Diego. Sipas kësaj gazete, atmosfera te Zvicra po bëhej toksike dhe shumë negative, “për shkak të deklaratave të kapitenit”.
Ky raportim nuk e la Xhakën të paprekur.
“Sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë. Do të gënjeja nëse them se thjesht hyn nga njëri vesh dhe del nga tjetri”, ka thënë Xhaka për SRF pas fitores 4:1 ndaj Bosnjës, të enjten mbrëma.
“Sigurisht që dhemb pasi ka gjëra që nuk i kuptoj herë pas here. Shumë është shkruar, veçanërisht dje dhe pardje. Ishte një artikull i madh që nuk të kalon lehtë”.
Më pas në zonën miks, Xhaka tha se nuk e ka lexuar artikullin në fjalë. Tha se foli për këtë në deklaratën për televizionin zviceran sepse shkrimi “i ishte dërguar një mijë herë”.
“Nuk lexoj shkrimet fare. E kam kaluar këtë fazë. Të jem i sinqertë, asgjë nuk më ka shqetësuar”, tha Xhaka.
Lideri i Zvicrës thotë se nuk mund të ndryshojë mënyrën se si mediat e mbulojnë përfaqësuesen helvetike.
“Mund të ndikoj vetëm në atë që ndodh në fushë. Ka keqkuptime mes meje dhe juve. Nëse e kritikoj dikë, filloj nga vetja”, u është drejtuar Xhaka gazetarëve zviceranë. Ai ka shtuar se tani është gati 34-vjeçar “dhe nuk ka kafshuar ende askënd”.
“Mund të flisni me mua normalisht”, ka vazhduar mesfushori.
Por kritikat nga jashtë e motivojnë edhe Xhakën.
“Ndoshta kam nevojë për këtë personalisht. Kam tendencë të provokoj pak”.
Xhaka ka përsëritur se kritikon veten para se të kritikojë të tjerët. Ka shtuar se fjalët e tij tingëllojnë ndryshe, por se nuk di mënyrë tjetër.
Xhaka i ka plot 148 ndeshje për Zvicrën. Dhe herë pas here është përballur me situata të tensionuara.
“Gjëja e rëndësishme për mua është që ekipi të qëndrojë pas meje, që të luajmë së bashku si në këtë ndeshje. Asgjë tjetër asnjëherë nuk më ka interesuar”, ka theksuar Xhaka.
Përgjigja në fushë e Xhakës ishte impresive pas dëshpërimit me Katarin. Pasi e shënoi golin ndaj Bosnjës, Xhaka bëri një veprim me dorë. Ishte thirrje për kritikët për të mbyllur gojën.