Përzgjedhësi i Bosnjë-Hercegovinës, Sergej Barbarez, të hënën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.
Sulmuesi veteran, Edin Xheko, do të udhëheqë boshnjakët, ndërsa është ftuar për herë të parë mesfushori Ermin Mahmiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXheko dhe mbrojtësi Sead Kolashinac janë lojtarët e vetëm të ftuar nga Bosnja e që ishin edhe në Botërorin 2014.
Bosnjë-Hercegovina u kualifikua përmes plejofit, përkatësisht me fitore ndaj Uellsit dhe Italisë.
Boshnjakët në Grupin B do të përballen me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Mahmiq është 21-vjeçar i lindur në Austri. Më herët këtë muaj FIFA pranoi kërkesën e këtij futbollisti për ndryshim të përfaqësueses. Ai ishte tek U21 e Austrisë së fundi. Ka luajtur edhe për U17 të Austrisë, ndërsa ishte tek U19 e Bosnjë-Hercegovinës.
Kerim Alajbegoviq është më i riu në ekip, por 18-vjeçari tashmë ka dëshmuar se është gati për skena të mëdha.