Superylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka thënë se nuk kanë pse të frikësohen para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës, pas rezultateve të “La Rojas” së fundmi ndaj “Les Bleus”.
Tinejxherit nuk i interesojnë kritikat që ka marrë për golat e shënuar në këtë Kupë të Botës, dhe ka insistuar se suksesi ekipor ka më shumë rëndësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanja e siguroi gjysmëfinalen e Botërorit për herë të parë në 16 vjet, pas fitores 2:1 ndaj Belgjikës. Mikel Merino shënoi në fund të ndeshjes për 2:1. Golin e parë e realizoi Fabian Ruiz, ndërsa Yamal u emërua lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Kemi ardhur në gjysmëfinale për të luajtur ndeshje të tilla dhe për fitore. Tani është koha të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Francës. Dy ndeshjet e fundit që i kemi luajtur ndaj Francës, i kemi fituar. Nuk kemi frikë. Janë dy opsione. Ose ata të arrijnë tri finale rresht të Botërorit, ose ne t’i realizojmë tri fitore rresht ndaj tyre. Nuk e di çfarë mund të ndodh, por nuk kemi frikë”, theksoi Yamal pas ndeshjes.
18-vjeçari Yamal e ka një gol të shënuar në këtë Kupë të Botës.