Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e fushës në stadiumin në New Jersey, duke e përshkruar atë si “më shumë si një sipërfaqe artificiale”.
Franca fitoi 3:1 ndaj Senegalit të martën mbrëma, në stadiumin që është shtëpi e skuadrave të NFL-së, New York Giants dhe Jets.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njohur edhe si stadiumi “MetLife”, ai do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e Anglisë ndaj Panamasë më 27 qershor dhe finalen e Botërorit më 19 korrik.
31-vjeçari Rabiot luajti gjithë ndeshjen, ndërsa bëri asistim.
“Fusha... Nuk e di nëse mund ta quash kështu. Ndihej më shumë si sipërfaqe artificiale. Goxha e fortë dhe e ngurtë”, ka thënë Rabiot.
Edhe Vinicius Junior përmendi thatësinë e fushës pas barazimit të Brazilit me Marokun.
Stadiumi ka kapacitet prej 78 mijë e 576 ulëseve. Është vendosur një fushë e përkohshme me bari për Kupën e Botës, në vend të sipërfaqes së tij artificiale.