Warren Zaire-Emery do të ketë problem në hotelin në Boston, ku po qëndron Përfaqësuesja e Francës.
“Les Bleus” janë në njërin prej hoteleve më të mira, “Four Seasons”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy hotel njihet për bare të shumta e të njohura, që vizitohen nga shumë njerëz. Tani lojtarët e Francës do ta kenë mundësinë ta kalojnë kohën e lirë në to.
Të gjithë lojtarët, përveç Zaire-Emerys, ka raportuar “RMC Sport” të enjten.
Lojtari i PSG-së mund të kapet nga ligji i Massachusettsit, që përcakton se “personat nën moshën 21-vjeçare e kanë të ndaluar të hyjnë në ambientet e çdo lokali ku nuk shërbehet ushqim, edhe nëse është i shoqëruar nga një i rritur dhe edhe nëse nuk e konsumojnë alkoolin”.
Mesfushori i shumë pozitave e festoi ditëlindjen e 20-të në muajin mars. Ai nuk do të lejohet të hyjë me bashkëlojtarët në ato lokale.