Humbje ndaj Polonisë, Spanjës dhe Anglisë, të ndërthurura me fitore mbresëlënëse ndaj Francës në “Euro 2020”. Zvicra shpesh kishte dështuar në gjuajtjet e penalltive në vitet e fundit.
Kundër Kolumbisë, të martën mbrëma në ndeshjen e fundit të një të tetës së finales së Botërorit, Zvicra ktheu gjërat në rrugën e duhur. Dhe për herë të parë që nga viti 1954 ka arritur në çerekfinale?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastësi? Vështirë, ka shkruar “20 Minuten”.
Para Botërorit, Zvicra u përgatit posaçërisht për momente të tilla, në një seminar. Skena interesante ishte se para çdo penalltie të zviceranëve, një bashkëlojtar shkonte drejt pikës së penalltisë së bashku me lojtarin që do të bënte goditjen. Kjo nuk ishte diçka spontane. Ishte pjesë e përgatitjes së kujdesshme për penalltitë potenciale që mund të paraqiteshin në Botëror, ka shkruar tutje mediumi helvetik.
Lojtari i dytë duhej të parandalonte që lojtari që gjuante penalltinë të shpërqendrohej nga kundërshtarët. Sidomos gjatë penalltive, kundërshtarët përpiqen vazhdimisht të nxjerrin lojtarin nga ekuilibri, me veprime të ndryshme. Dhe detyra e lojtarit shoqërues ishte ta mbante lojtarin që bënte gjuajtjen, të përqendruar.
“Shoqërimi i gjuajtësit ishte pjesë e seminarit”, tha selektori Murat Yakin pas ndeshjes. “Ai që gjuan duhet të jetë i qetë dhe të ruajë foksuin”.
Yakini i dha rëndësi të madhe seminarit.
“Nuk do të ishim këtu dhe nuk do të dilnim nga fusha si fitues nëse nuk do të kishim adresuar të gjitha çështjet”.
Yakin dhe trajnerët e tjerë duhet të jenë më të kënaqur që panë efektet e kësaj mase që në përpjekjen e parë. Kur Granit Xhaka u afrua për të gjuajtur penalltinë e parë, portieri kundërshtar Camilo Vargas dhe mbrojtësi Yerrri Mina u përpoqën ta shpërqendronin. Xhaka u shoqërua nga Manuel Akanji. Dhe ishte i saktë, ndonëse portieri preku pak topin.
“Kjo ishte me të vërtetë e rëndësishme. Patrick Foletti, trajneri i portierëve, na dha një prezantim të shkëlqyer mbi këtë, që ndihmoi të gjithë. Të gjithë përveç meje, pasi unë dështova nga pika e bardhë”, ka thënë Akanji.
Yakini nuk ka dhënë më shumë detaje për atë që u tha në seminar.
“Ne prezantuam për lojtarët dy ose tri teknika për këtë skenar”, tha selektori i zvicrës.
Nëse shoqërimi i lojtarëve që gjuajtën penalltitë e bëri dallimin, nuk mund të dëshmohet. Por për Yakinin, Akanjin dhe të tjerët te Zvicra, një gjë është e sigurt: pa përgatitjen e kujdesshme, Zvicra nuk do ta kalonte me sukses sfidën e penalltive.