Ekonomistët theksojnë se Projektligji duhet të ketë kritere të matshme dhe targetim më të saktë. Sipas ekonomistit, Edison Jakurti, ndërhyrja pa kritere të qarta rrezikon t’i shtrembërojë këto sinjale dhe të krijojë pasiguri për operatorët ekonomikë. E pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Ligjit paraprak për çmimet tavan, profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi shprehet skeptik për fatin e këtij projektligji
Pas dhjetë ditësh Projektligji për çmimet tavan pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend.
Por, përmbajtja e tij ka nxitur diskutime të shumta mbi efektet reale dhe nevojën për ndryshime përmbajtjesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkonomistët theksojnë se Projektligji duhet të ketë kritere të matshme dhe targetim më të saktë.
Sipas ekonomistit, Edison Jakurti, ndërhyrja pa kritere të qarta rrezikon t’i shtrembërojë këto sinjale dhe të krijojë pasiguri për operatorët ekonomikë.
“Ligji merret me çmimet, por jo me shkaqet strukturore si përqendrimi i tregut, konkurrenca e kufizuar dhe varësia nga importi, prandaj efekti rrezikon të jetë vetëm afatshkurtër. Çuditërisht Ligji nuk e trajton problemin më klasik që lidhet me çmimet tavan: rrezikun e mungesave. Nëse çmimi maksimal vendoset nën nivelin e ekuilibrit të tregut, atëherë furnizuesit kanë më pak stimul për të ofruar produktin, dhe si rezultat mund të krijohen mungesa, racionim apo tregje informale”, ka thënë Jakurti.
Pas miratimit të Projektligjit, Kuvendi i ka në dispozicion 60 ditë për të zgjedhur Bordin, i cili do të merret me analizimin e tregut si dhe me vendosjen e masave.
E pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Ligjit paraprak për çmimet tavan, profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi shprehet skeptik për fatin e këtij projektligji.
Ai thekson se, edhe pse kjo metodë bie ndesh me parimet e tregut të lirë, disa teori ekonomike e justifikojnë ndërhyrjen e shtetit.
“Sa herë ka rënie ekonomike dhe vendi shkon drejt recesionit, natyrisht se Qeveria duhet të ndërhyjë, që nëse nuk mund ta rikthejë atë, të paktën të ndërhyjë ta parandalojë pasojat negative që recesioni do të kishte për ekonominë”, ka thënë Skenderi.
Ai është shprehur skeptik nëse do të mund të ketë monitorim të tregut, shkaku siç ka thënë, të mungesës së kapaciteteve të institucioneve për ta bërë këtë.
Edhe pse Projektligji parashikon të ketë një Bord të pavarur, mënyra e emërimit ka nxitur dyshime për ndikim politik.
Aty nuk është qartësuar as metodologjia për përcaktimin e çmimeve dhe marzhës tregtare. Delegimi te Bordi pa një formulë transparente, sipas ekonomistëve rrit pasigurinë dhe ul llogaridhënien.
Kuvendi i Kosovës javën e kaluar ka miratuar në parim Projektligjin për çmimet me tavan. Gjatë shqyrtimit të tij, ka pasur përplasje mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.
Deputetët e opozitës nuk e mbështetën atë, por ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se fokusi është për mbrojtjen e qytetarëve.