Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi i bindur se PSG-ja do t’i rezistojë atmosferës në “Anfield”

Achraf Hakimi

Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, ka pranuar se ndeshja kundër Liverpoolit nuk do të jetë e lehtë. Por ai ka thënë se PSG-ja mund t’i rezistoj atmosferës në “Anfield”. 

Ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe PSG-së luhet të martën nga ora 21:00.
Ndeshjen e parë, PSG-ja e fitoi në Paris 2:0.

“Sigurisht që e dimë që nesër do të jetë një atmosferë e mrekullueshme. Tifozët e Liverpoolit dhe tifozët tanë do të jenë në tribuna për t’i mbështetur lojtarët. 
E dimë çfarë ndodhi vitin e kaluar. Kjo na jep më shumë besim për ta menaxhuar lojën”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo