Klubi i futbollit Llapi, ka dalë me reagim të hënën mbrëma. Sipas Llapit, gjyqtari anësor i ndeshjes Llapi-Drenica, Bujar Selimaj, ka bërë gabim kur ngriti flamurin gjatë një situate për dalje të topit nga vija fundore. Llapi ka publikuar edhe një video të situatës në minutën e 89-të. Llapi kishte nisur një aksion, por ai u ndërpre me arsyetimin se topi kishte dalë jashtë vijës fundore. Llapi e humbi 1:0 ndeshjen nga Drenica në fundjavën e shkuar.
Të drejtë Llapit i jep edhe eksperti i referimit i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Llapi kërkojnë llogari pse u nxitua në vendim.
“Pse një vendim kaq i nxituar në një moment vendimtar dhe pse nuk u lejua vazhdimi i aksionit sipas protokollit të VAR-it? KF Llapi kërkon trajtim të drejtë, transparencë dhe standard të njëjtë për të gjitha skuadrat, në këtë fazë të rëndësishme të garës”, shkruan në reagimin e Llapit.
Llapi është në garë për mbijetesë. Zë vendin e tetë me 32 pikë, sa kanë edhe Ferizaj e Drenica.