Udhëtimi i përfaqësueses së Holandës për në Dortmund, ku të mërkurën zhvillon gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Anglisë, është shtyrë.
Holandezët kanë planifikuar që të udhëtojnë me tren të martën pasdite, por tani do të fluturojnë me aeroplan për në Dortmund nga baza e tyre në Wolfsburg. Fluturimi me aeroplan do të bëhet sonte.
Holandezët kanë udhëtuar me tren edhe për në Berlin për ndeshjen ndaj Austrisë. Kanë planifikuar mënyrë të njëjtë udhëtimi për në Dortmund. Delegacioni i Holandës është dashur të niset në ora 16:00 për në Dortmund. Federata holandeze ka njoftuar se për shkak të një bllokade në rrugë udhëtimi do të bëhet përmes aeroplanit.