Futboll

Oguns te Ferizaj, Prekazi te Prishtina e Re

Ade Oguns

Ade Oguns do të paraqitet për Ferizajn deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Sulmuesi nigerian është lojtar i Eupenit, që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit belg.

“Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Wydad AC. Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.

Ndërkohë, Arbër Prekazi, ka kaluar te Prishtina e re. Ai së fundi ishte pjesë e Feronikelit 74.

Prekazi ka bërë karrierë edhe në disa skuadra tjera të Kosovës. Ka luajtur ndër të tjera për Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën.