Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Hashani e sheh Spanjën “pak më favorite” ndaj Anglisë

Erdin Hashani

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka thënë se Spanja është pak më favorite se Anglia në prag të finales së “Euro 2024”, e cila zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në Berlin.

Sipas Hashanit, ajo që e bën pak më favorite Spanjën është rruga që e ka pasur deri në finale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Spanja ka qenë në ‘grupin e vdekjes’ dhe i ka pas të gjitha fitore. Edhe gjatë rrugës i ka pas kundërshtarët më të fortë se Anglia”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Por trajneri thotë se Anglia ka filluar të këndellet pas fitores ndaj Zvicrës me penallti.

“Ndryshimet e Gareth Southgate në formacion, nga 4-2-3-1 në 4-3-2-1, e kanë bërë Anglinë më të fortë. Pasi ka arritur në finale, Anglia nuk e ka më ngarkesën psiqike që kishte më herët, veçanërisht nga mediat”, ka shtuar Hashani.

Sipas tij, përballja kryesore mes Spanjës dhe Anglisë do të jetë në mesfushë.

“Nëse arrin Anglia me dominu mesfushën, do ta fitojë ndeshjen”, ka deklaruar Hashani.