Një anëtar i stafit të Kombëtares së Shqipërisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një punonjëse të hotelit në qendrën sportive ku kanë qëndruar kuqezinjtë gjatë “Euro 2024”.
Prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet për rastin, raporton “Antenneunna.de”.
Shqipëria gjatë Evropianit qëndroi në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Pak para ndeshjes së fundit në grupe kundër Spanjës, një anëtar i stafit të Shqipërisë dyshohet se e ka kapur për krahu punonjësen e hotelit.
“Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj”, thuhet në raportimin e medias gjermane.
Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të punonjëses. Ata po hetojnë se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas. Aktualisht nuk ka urdhërarrest. I akuzuari – i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar – është kthyer në Shqipëri.
Shqupëria në “Euro 2024” u eliminua në grupe pasi humbi ndaj Italisë dhe Spanjës, ndërsa barazoi me Kroacinë.