Harry Kane i Bayernit dhe Kylian Mbappe i Real Madridit po zhvillojnë garë të fortë për Këpucën e Artë evropiane. Pas tyre në renditje është sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Por për herë të parë në histori, një futbollist shqiptar lufton po ashtu për Këpucën e Artë, që i ndahet golashënuesit më të mirë në futbollin evropian. Bëhet fjalë për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi është në mesin e pesë lojtarëve të ligave më të forta të Evropës me më së shumti gola.
Sulmuesi anglez i Bayernit dhe ylli francez i Real Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar në kampionatet përkatëse, kurse Haaland është i treti me 40 pikë.
Igor Thiago i Brentfordit është me 32 pikë i katërti, kurse pesëshen e mbyll Muriqi me 30 pikë.
Çdo gol në ligat e forta jep dy pikë.
31-vjeçari i Kosovës ka shënuar 15 gola deri më tani në La Liga.