Sulmuesi Harry Kane është shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e Anglisë. Kështu së paku e ka vlerësuar mbrojtësi i krahut, Luke Shaw.
Shaw të martën ka deklaruar se Kane është lider dhe të gjithë futbollistët e Anglisë janë të kënaqur me paraqitjet e tij në “Euro 2024”.
“Në çdo kohë ai mund të shënojë një gol dhe të bëjë diferencën. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, është kapiteni ynë. Unë nuk ndjej ndonjë zhgënjim prej tij, ai është i njëjti Harry që kemi që nga fillimi i kampit, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai do të kishte dashur të kishte shënuar më shumë gola. Asgjë nuk ka ndryshuar, ai është ende shumë pozitiv, është lideri ynë, udhëheq me shembull dhe ne të gjithë e ndjekim atë”, u shpreh Shaw.
Kane në “Euro 2024” ka realizuar dy gola. Është edhe golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Anglisë. Në 96 ndeshje të luajtura ka shënuar 65 gola.