Euro 2024

Zwayer drejton ndeshjen mes Holandës dhe Anglisë

Felix Zwayer

Felix Zwayer

Gjermani Felix Zwayer është caktuar arbitër kryesor i ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2024” ndërmjet Holandës dhe Anglisë. 

Gjyqtarët anësorë janë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Në VAR do të jenë Christian Dingert dhe Marco Fritz. 

Për Zwayerin kjo do të jetë ndeshja e katërt që e drejton në “Gjermania 2024”. Ka drejtuar dy ndeshje në fazën grupore, atë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe ndeshjen Portugali - Turqi. Ishte edhe në një të tetën e finales ndërmjet Holandës dhe Rumanisë. 

Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë do të luhet të mërkurën në Dortmund.