EXPRESS

Dyshja në violinë e piano dhe “ReVocal” ia jep Prishtinës ngjyrat e skenave ndërkombëtare, sonte në “Express”

Remusica

Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën e bukur nga hapja e edicionit të 24-t të festivalit, “ReMusica”.

Violinisti shqiptar me nam ndërkombëtar, Tedi Papavrami dhe pianistja japoneze Maki Okada, janë dyshja që sollën magjinë e interpretimit. “ReMusica” sivjet sjell dallimet stilistike dhe gërshetimin e natyrshëm të tyre. E kjo është konfirmuar që në natën e parë të edicionit të festivalit.  Edhe në zhanre e edhe në formacionet e zgjedhura. Fillimisht me ansamblin vokal “ReVocal”, nën drejtimin e maestros Rafet Rudi, me vepra tradicionale e moderne, e më pas me duetin Papavrami e Okada.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Anthony Hopkins, Dei Lovato dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!