Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend e botë. Shkrimi i kritikut të artit e filozofit Shkëlzen Maliqi i vitit 2011, ka qenë si pikënisje në debatin publik “Kultura sot”. Skena e sotme e kulturës është cilësuar si skenën e një tranzicioni që s’ka mbarim, sukseset e së cilës janë rastësi dhe jo pasojë e strukturash e politikash të qarta kulturore. Në debatin e parë të programit të debateve publike të “Hanit të dy Robertëve” gjithashtu është hapur ekspozita personale e Labinot Kelmendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu sjellim një lajm për suksesin e fundit të sopranos, Besa Llugiqi.
Nuk është e papritur që ajo të shkëlqejë në secilën skenë, dhe debutimi në skenën e Operës Shtetërore të Rumanisë është edhe një konfirmim i radhës. Sopranoja kosovare me rolin e Mimisë në “La Boheme” të Puccinit ka dridhur Bukureshtin, e menjëhershme ka qenë kritika, njësoj sikurse ftesat e radhës.
Nuk mungojnë as lajmet ndërkombëtare ju në fokus kemi ceremonitë, “Brit Awards” dhe “Actor Awards”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!