EXPRESS

Mjeshtëria e Mengjiqit jehon në Kosovë me veprat e nivelit botëror, sonte në “Express”

Mjeshtëria e Mengjiqit jehon në Kosovë me veprat e nivelit botëror

Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën nga koncerti i fundi i Filharmonisë së Kosovës. 

Dy vepra të mjeshtrit Mendi Mengjiqi, autor i Himnit të Kosovës, kanë qenë nismëtare të sezonit të ri të këtij institucioni, i cili këtë vit po feston çerekshekullin. 

Mjeshtëria e Mengjiqit është zbërthyer nëpërmjet veprës “Homagium: Matri Teresiae”, e interpretuar premierë ballkanike në koncertin tok me Operën e Kosovës nën dirigjimin e Wojciech Czepiel, sikurse edhe me “Symphonic Pain”.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit. Selena Gomez tashmë është martuar me producentin e njohur, Benny Blanco. Ndërsa është zbuluar edhe emri i artistit që do të performojë në ngjarjen më të madhe të futbollit amerikan, “Super Bowl”. Fjala është për një prej reperëve më të famshëm latin të kësaj kohe.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!