Derbi i xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës nuk ka dhënë fitues.
Ndeshja Prishtina – Drita, e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi 1:1.
Të dielën luajti edhe Ballkani. Pas fitores 1:0 ndaj Drenicës dhe barazimit 1:1 të Prishtinës me Dritën, Ballkanin u kthye në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani e Drita kanë nga 39 pikë, kurse Prishtina mbetet në vendin e tretë me 37 pikë.
Derbi ka ofruar gola të bukur, por jo edhe shumë shikues në stadiumin kryesor në vend.
Megjithatë nuk ka munguar atmosfera e mirë në stadium, e krijuar nga “Plisat” e Prishtinës dhe “Intelektualët” e Dritës. Për prishtinasit festa ishte vonë në pjesën e parë, ndërsa për gjilanasit herët në të dytën. Fundi i ndeshjes ishte i balancuar dhe i qetë.
Prishtina e mbylli pjesën e parë në epërsi 1:0.
Sulmuesi Mario Ilievski shënoi supergol gati nga gjysma e fushës në minutën e 43-të për epërsinë e skuadrës vendase.
Jorgo Pëllumbi nuk u kuptua me mesfushorin Albert Dabiqaj dhe bëri pasim të gabuar nga i cili përfitoi sulmuesi nga Maqedonia e Veriut. Ai gjuajti saktë, ndërsa shfrytëzoi edhe qëndrimin larg portës së portierit të Dritës, Faton Maloku.
Gol të bukur shënoi edhe sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.
Ai barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 54-t.
Sulmuesi Krasniqi shënoi me asistim të Liridon Balajt.
Kampionia në fuqi, Drita, kishte katër fitore rresht në Superligë. Drita të enjten mbylli rrugëtimin e gjatë në garat evropiane. U eliminua nga Celje e Sllovenisë në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
Tani gjithë fokusin e ka në garën për titull. Dhe si rrallë në edicionet e fundit, gara për titull është shumë e fortë dhe përfshin të paktën tri skuadra. Derbi i së dielës mbrëma vetëm sa e ka bërë edhe më të fortë garën për titull të kampionit.
E diel
Prishtina – Drita 1:1
Ballkani – Drenica 1:0
E shtunë
Prishtina e Re – Llapi 1:1
Gjilani – Malisheva 2:1
Dukagjini – Ferizaj 1:1

Drita barazon rezultatin, shënon Krasniqi
Drita ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Prishtinës. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 54-t.
Sulmuesi Krasniqi shënoi me asistim të Liridon Balajt.
Prishtina e mbyll pjesën e parë në epërsi me supergolin e Ilievskit
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Dritës.
Sulmuesi Mario Ilievski shënoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e 43-të për epërsinë e skuadrës prishtinase.
Jorgo Pëllumbi nuk u kuptua me mesfushorin Albert Dabiqaj dhe bëri pasim të gabuar nga i cili përfitoi sulmuesi nga Maqedonia e Veriut. Është ndeshja e fundit e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Supergol nga Ilievski nga gjysma e fushës
Mario Ilievski ka shënuar supergol nga gjysma e fushës ndaj Dritës.
Ilievski e realizoi golin e epërsisë për Prishtinën në minutën e 43-të.
25 minuta lojë në derbi, ende pa gola
Kanë kaluar 25 minuta lojë më derbin për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.
Por, ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, pavarësisht rasteve, ende është 0:0.
Rast ku prishtinasit kërkuan prekje me dorë në zonë kishte në fillim të ndeshjes.
Nuk ka munguar atmosfera në stadium mes dy tifozërive “Plisat” dhe “Intelektualët”, ndonëse numri i tyre nuk është shumë i madh.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 22-të dhe po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.