Mbajtje, mundje, përleshje... quajeni si të doni. Rivëniet nga këndi në Premier League po dominohen nga këto gjëra.
Po shënohen më shumë gola, por sasia e shtyrjes dhe tërheqjes ndonjëherë po i kalon kufijtë e të kuptueshmes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësit po përballen me sulmuesit dhe sulmuesit po përleshen me mbrojtësit.
Ish-gjyqtari i Premier largues, Darren Cann, tha se diçka duhet të bëhet.
“Në shumë situata pas goditjeve nga këndi, ka deri në 16 lojtarë që qëndrojnë në zonën pranë portës”, ka thënë Cann. “Kjo sinqerisht po bëhet makth për ekipin e gjyqtarëve që duhet ta kontrollojë. Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë endemi”.
A janë gjyqtarët, lojtarët apo trajnerët përgjegjës për rregullimin e sjelljeve?
Apo do të duhet ndryshim në rregulla?
Gjyqtarët nuk duan të përfshihen
Mbajtjet e kundërshtarit kanë dominuar konferencat për shtyp të trajnerëve gjatë javës së fundit. Dhe frustrimi duket se është në rritje.
Trajneri i Evertonit, David Moyes, mendon se përgjegjësia është e referëve. Ai vlerëson se gjyqtarët nuk ishin sa duhet aktiv.
Në ndeshjet e kampionatit anglez pas goditjeve nga këndi, lojtarët tubohen rreth portierit. Dhe në situata duket se qëndrojnë njëri mbi tjetrin.
“Dhe ke ndjesinë që gjyqtarët nuk duan të përfshihen në asnjërën prej situatave. Është keq që ata nuk janë përpjekur për të përballuar këtë”, thotë Moyes.
Me goditjet nga ndërprerjet që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në Premier League, kjo do të thotë se ekipet duket që po i rrisin taktikat e tyre të shpërqendrimit.
“Sulmuesit mblidhen rreth portierit, duke shpresuar që të kufizojnë lëvizjen e tij dhe ta bëjnë jo efektiv”, shpjegon Cann.
“Ndërkohë mbrojtësit përpiqen të bllokojnë vrapimin e sulmuesve dhe në shumë raste duken më të interesuar të shikojnë kundërshtarin e tyre sesa topin”, ka shtuar ish-arbitri.
Moyes ka theksuar se Arsenali është pionier i këtyre “arteve të errëta”.
“Bllokimi është bërë pjesë e rëndësishme. Dhe le të jemi të drejtë. Më i miri në këtë, por me stil, është Arsenali”.
Kjo mënyrë e lojës u pa në ndeshjen e së dielës në Premier League në mes të Arsenalit dhe Chelseat. Në një kënd kishte shumë lojtarë të “topçinjve” që mbanin lojtarët që po markonin. Chelsea pësoi dy gola pas goditjeve nga këndi në humbjen 2:1 në “Emirates”. Trajneri Liam Rosenior tha se tani po “merr kontrollin” e stërvitjes së mbrojtjes pas goditjeve nga ndërprerjet.
Ndoshta ka arritur faza ku imazhi i lojës po dëmtohet nga lojtarët që hidhen në tokë herë pas here.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, mendon se kjo po e bën Premier Leaguen produkt më të dobët.
“Shumica e ndeshjeve në Premier League nuk më sjellin kënaqësi që t’i shikojë. Zemra ime e futbollit nuk e pëlqen këtë”, ka thënë holandezi Slot të hënën.
Ai beson se për raste të njëjta në ligat e tjera do të jepeshin faule. Në Angli kjo nuk po ndodhë. Dhe po del mënyrë e suksesshme.
Premier League ka numrin më të madh të golave pas goditjeve nga ndërprerjet. Plot 27 për qind e totalit të golave. Në Serie A përqindja është 24, në Bundesligë 22, në La Liga 19 dhe në Ligue 1, 17.
Megjithatë në Premier League besojnë se kriteri për faule në zonë është i duhuri. Një anketë e bërë në fillim të edicionit me trajnerë, kapitenë, gjyqtarë dhe komentatorë shkoi në favor se kriteri për faulet ishte i duhuri.
Megjithatë ka shumë tifozë të futbollit që nuk pajtohen që VAR-i të ndërhyjë për pozita jashtë loje “mikroskopike” dhe jo për faula të dukshëm.
Si mund të zgjidhet problemi?
Gjyqtarët nuk hyjnë në ndeshje të Premier Leagues pa marrë informata për taktikat e secilës skuadër. Gjyqtarëve u dërgohet dosje me infomacion, ku përfshihen edhe ato për goditje standarde, në sulm e mbrojtje.
Supozohet se kjo i mban ata përpara në gjëra si përleshja dhe bllokimi. Por me standardin e lartë të Premier Leagues për faulet, shumë prej mbajtjeve lejohen.
Tifozët frustrohen nga ripërsëritja e goditjeve nga këndi, por Cann thotë se kjo ndodhë sepse “përleshja shpesh fillon para se të ekzekutohet goditja nga këndi”.
Nuk është e mundur të jepet faul kur topi nuk është në lojë. Dhe ndoshta kjo mund të ndryshojë.
Ka ide që të penalizohet çdo veprim që bëhet pasi që gjyqtari i bie bilbilit.
“Nuk do të duhej të pritej që topi të jetë në lojë për të dhënë një penallti”.
Ka edhe ide që sulmuesit të qëndrojnë janë zonës së rrezikut deri në momentin kur të kryhet goditja nga këndi. Por IFAB nuk foli për këto situata në takimin e së shtunës.
Me gjasë pasi ky duket problem vetëm i Premier Leagues.