Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e partive politike ndërkohë që po numërohen votat me postë.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 18 sosh. Mandatin e deputetes e ka humbur Jeta Statovci e cila në LDK garoi në listën e Vjosa Osmanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset të cilat i kishte më parë.
Diaspora, Lëvizjes Vetëvendosje ia ka shtuar pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje ka 46.91% të votave të përgjithshme apo 372,351 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka rënë 19.53% apo 154,996 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16.80% apo 133,332 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.75% me 53,618 vota.