Kristal Abazaj është transferimi i radhës te skuadra kampione e Kosovës, Drita.
Drita ka njoftuar se futbollisti i krahut të djathtë, 29-vjeçari Abazaj, ka nënshkruar të premten kontratë dyvjeçare.
“Jemi të lumtur t’u njoftojmë me përforcimin më të ri të klubit tonë, Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv. Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani”, ka shkruar Drita.
Abazaj, që ka dy paraqitje me Shqipërinë, së fundmi ishte te skuadra turke Keciorengucu. Më parë ka luajtur te të rinjtë e Dinamos dhe Partizanit, kurse karrierë ka bërë edhe tek Elbasani, Luftëtari, Skënderbeu, Anderlechti, Osijeku, Kukësi, Istanbulspori e Tirana.