Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Abrashi i gjakosur: Ishte goditja më e mirë në karrierë

abrashi

Për herë të tretë rresht, Amir Abrashi e udhëhoqi Grasshopperin drejt mbetjes në elitën e futbollit zviceran në ndeshje të plejautit.

Grasshopperi fitoi 2:1 ndaj Aaraut të enjten mbrëma në vazhdime dhe e siguroi mbetjen në elitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni 36-vjeçar e përfundoi ndeshjen i gjakosur, pasi u godit në duel me mbrojtësin e Aaraut, Linus Obexer, i cili u përjashtua nga loja pas rishikimit të situatës në VAR.

“E dija që duhej të shkoja te topi i pari dhe më pas të fitoja goditje dënimi”, ka thënë Abrashi për atë rast.

Abrashi e përfundoi ndeshjen me çarje të buzës dhe u desh të qepej. Këtë e bëri në fushë.

“Pata dhembje. Por, ishte goditja më e mirë në karrierë”, deklaroi Abrashi.

VIDEO: