Futboll

Abrashi lëndohet, Grasshopperi në telashe

Amir Abrashi

Mesfushori Amir Abrashi është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës të paktën deri në fillim të shtatorit.

Abrashi është lider i Grasshopperit dhe mungesa e tij është goditje e madhe për klubin tradicional zviceran në fillim të edicionit. 35-vjeçari ka lëndim muskulor.

“Ka gjithnjë pakënaqësi kur një lojtar kaq i rëndësishëm lëndohet dhe mungon”, ka thënë trajneri Gerald Scheiblehner.

Janë disa lojtarë të rinj që do të mundohen ta zëvendësojnë Abrashin.

“Ne nuk mund ta zëvendësojmë atë kokë më kokë. Baseli nuk mund ta bëj këtë me Shaqirin, për shembull. Amiri është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe do të na mungojë”, ka thënë trajneri i Grasshopperit.